Pronat mbajnë peng edhe turizmin kulturor
Shumë prej shtëpive muzeale në qytetin e Gjirokastrës, nuk mund të vizitohen nga turistët e huaj. Drejtoria e Monumenteve të Kulturës nuk ka mundur t’i fusë ato në guiden turistike të qytetit për shkak të konflikteve mbi pronësinë. Nga 30 mijë turistë ditorë që kanë vizituar Gjirokastrën gjatë këtij sezoni, 16 mijë prej tyre kanë mundur të shohin vetëm Kalanë e qytetit.
Rajmond Kola, Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Objekteve
“Problem i madh mbetet konflikti i pronësisë që nuk na lejon t’i fusim në guidën turistike dhe t’i bëjmë pjesë të turizmit familjar.”
Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në këtë qytet do t’i propozojë Ministrisë së Kulturës miratimin e një ligji që do t’i mundësonte entit shtetëror të turizmit shfrytëzimin e të gjitha objekteve që financohen nga shteti. Restaurimi i Pazarit të Vjetër dhe banesave karakterisrike, është pjesë e projektit për kthimin e tyre në identitet, të mbrojtura nga UNESCO si pasuri e trashëgimisë botërore. Fondi për këtë projekt ka kapur vlerën e 1.8 milionë dollarëve.