Topalli ngushëllon familjen e Feti Voglit
Kryeparlamentarja Topalli ka ngushëlluar sot familjen e Feti Voglit, komando paqeruajtës, i cili mbeti i vdekur dje gjatë një sulmi në Afganistan.
Në mesazhin e saj, Topalli shprehet se Feti Vogli përfaqësoi të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë, si vend i NATO-s, me sakrificën e jetës së tij të re.
“Të gjithë shqiptarët janë krenarë për misionin dhe detyrën e tij. Çdo shqiptari i duket sikur ka humbur njeriun e familjes se tij. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet më të thella, më të sinqerta familjes së Kapiten Feti Voglit, dhimbjen më të thellë për këputjen e jetës së një djali të ri, të një prindi të ri, të një heroi shqiptar”, thuhet në mesazhin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. / G. Ndoja