E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon projektligji për privatizimin e Albpetrolit

21-02-2012 / Gazeta 55

Privatizimi i kompanisë shtetërore Albpetrol, e cila do të privatizohet 100 për 100, do të lejojë dhënien e shfrytëzimit të fushave të kësaj kompanie për një periudhë 25 vjeçare. Sipas ndryshimeve të fundit në projektligj, privatizohet shoqëria, ndërsa të gjitha fushat e tera, përveç njërës jepen për shfrytëzim nga kompania private.
Këto dhe ndryshime të tjera u prezantuan dje nga zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo në komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Por, deputetët e opozitës braktisën komisionion pa filluar prezantimi dhe diskutimi i këtyre ndryshimeve, duke pretenduar se janë vënë vonë në dijeni të këtij drafti dhe nuk e njohinh çështjen.
Ndërkaq, sipas ndryshimeve në projektligj, synohet vendosja e afateve kohore për aktivitetin e kërkimit, prodhimit dhe tregtimit të shoqërisë private Albpetrol sh.a. Në këto kushte kjo shoqëri do të trajtohet në tregun e kërkim-prodhimit të hidrokarbureve njësoj si shoqëritë e tjera që operojnë në këtë sektor.
 

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›