E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria rrezikohet nga borxhi i lartë

 Ai tha se ekonomia e vendit po rrënohet dhe se zgjidhja është programi i ri i opozitës.

“Sipas agjencisë “Moody`s” Shqipëria përbën një nivel rreziku për falimentim. Kjo është një deklaratë e rëndë që pasqyron atë që ne e kemi bërë me dije për publikun duke u rënë kambanave e një alarmi të domosdoshëm. Është e pamundur që Shqipëria të mbajë peshën e këtij borxhi dhe të vazhdojë rrugën e shpenzimeve kuturu”, tha Rama.

Kreu socialist mblodhi sot tryezën e radhës kësaj here për infrastrukturën ku ka prezantuar programin e partisë në këtë drejtim. “Ekonomia shqiptare ka nevojë të zgjerohet. Programi unë flet për një ekonomi rurale prodhuese që të rrisë efikasitetin, duke mbështetur ata sektorë që nxisin punësimin. Turizmi është një nga sektorët e lënë pas dore në 2 dekada, në programin tonë kemi ngritur një grup pune për ta ndryshuar këtë sektor”, tha ai. Kreu socialist shtoi se Shqipëria sot nuk ka plan për zhvillimin e infrastrukturës, prandaj objektiv mbetet krijimi i një rrjeti të unifikuar transporti. Ai akuzoi edhe njëherë qeverinë se është e zhytur në borxhe për sa i përket projekteve të rrugëve. /Start/

                                                                                             2012-03-28 13:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›