E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shteti është gjunjëzuar përballë kësaj situate, rrezikojmë dhe kolapsin energjitik

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me situatën kritike të krijuar së fundmi nga reshjet e borës. Gjatë një konference për shtyp, Rama është shprehur se qeveria është treguar shumë e papërgjegjshme përballë kësaj situate, duke mos reaguar në kohë.

Përveç kësaj, Rama ka thënë se vendi është drejt kolapsit energjitik dhe për këtë arsye ka kërkuar nga qeveria që të reagojë në kohë, duke ndihmuar KESH dhe CEZ.

Shteti është gjunjëzuar keq, ndërsa qeveria u kujtua vetëm dje të mblidhej për situatën. Ne nuk kemi ndërmend të heshtim përballë kësaj situatë dramatike. Qeveria nuk ka një plan të qartë për të ndërhyrë në këtë situatë kritike. Sakaq, po shtohen ndërprerjet e nergjisë, për shkak se qeveria nuk i mori parasysh parashikimet tona. Tashmë duhet të ketë një ndërhyrje nga qeveria, pasi mund të përballemi me një kolaps energjitik. Duhet të mbështetet KESH e CEZ me një fond për këto tre muaj. Qeveria duhet të dëgjojë zërin e arsyes dhe ne jemi gati të bashkëpunojmë dhe të japim ndihmën tonë për kalimin e kësaj situate.

Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka është e mundur sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

Më pak dramatik ishte ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, që duke folur në një konferencë shtypi, në të njëjtën kohë me Ramën, ka thënë se qeveria ka marrë masat e nevojshme për situatën.

Ai tha se të gjitha janë në krye të detyrës, ndërsa familjet që kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe, janë ndihmuar.

Nishani i ka bërë apel banorëve të zonave të bllokuara për bashkëpunim, ndërsa pohoi se qeveria ka vënë në dizpozicion një fond prej 400 milionë lekësh për zhbllokimin e rrugëve: I adresohem banorëve të zonave që na nevojitet angazhim dhe solidaritet për përballimin e problematikave. Ata të angazhohen për të pastruar çatitë e banesave nga sasia e madhe e borës, pasi ky është rrezik evident.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›