E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Shuplakën më të nxehtë në 11 maj “këneta” do ta ketë nga diaspora

TIRANË, 4 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se shuplakën më të nxehtë në zgjedhjet e 11 majit këneta do ta ketë nga diaspora.

Në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, Rama iu përgjigj pretendimeve të opozitës se PS po blen diasporën.

“Kur ata thonë që Edi Rama po blen diasporën merre me mend. Ndërkohë që unë pres nga diaspora shpullën më shembullore për kënetën. Shuplakën më të nxehtë këneta do ta marri nga diaspora”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që janë regjistruar për të marrë pjesë në votime që të mos e lënë votën për minutën e fundit.

“Përfitoj nga rasti t’ju them të gjithë atyre që janë regjistruar, që tani që fletët ju kanë vajtur mos ta humbin mundësinë për të votuar, mos ta lënë për momentin e fundit. “Të gjithë ata që janë regjistruar në diasporë t’i hapin zarfat, të shënojnë numrin 5 dhe t’i kthejnë këtej”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje veçanërisht shqiptarëve të Greqisë të cilëve u kujtoi se vota për PS-në është votë për pasaportën europiane, e cila garanton njohjen e viteve të punës dhe pensioneve për të gjithë.

“Mesazhin e kam për shqiptarët në Greqi. Ata e kuptojnë më mirë nga të gjithë se çfarë do të thotë kjo pasaportë europiane dhe pse është ndryshe. Se u nisën në ’90, derdhën gjah, lotë e djersë, pastaj u ngritën avash-avash pro sot kanë ankthin e pensionit. Ndërkohë që pa punën e tyre Greqia do të kishte falimentuar. Pa punën e shqiptarëve nuk do t’i bënin dot lojërat olimpike”, tha Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›