Rama Ska zgjedhje ne keto kushte
Ne konferencen per shtyp dje pas protestes Rama tha se nderkombetaret nuk kane pse te bejne opoziten e qeverise. Ne keto kushte qe eshte vendi nuk mund te kete zgjedhje te asnje lloji. Nderkohe qe pa asnje dyshim as kemi pritur dhe as nuk kemi pse te presim qe partneret tane nderkombetare te percaktojne zgjedhjet e parakohshme apo ato te paskohshme si nje opsion. Miqte dhe partneret tane jane ne pozicionin e tyre ne rolin e tyre ne
predispoziten e tyre te njohur prej 20 vitesh per te asistuar dhe per te ndihmuar Shqiperine. Nuk kane detyre te bejne opoziten e qeverise dhe njekohesisht ne nje proces kaq te nderlikuar sa ky qe po kalon Shqiperia ata besoj po bejne me te miren duke deshmuar vullnet e gatishmeri per te lehtesuar rruget ku palet ketu ne vend duhet te ecin per te kerkuar zgjidhjen. Per ne zgjedhjet e parakohshme jane pa asnje dyshim nje zgjidhje racionale dhe e plote ne rrugen e trajtimit te nje krize tha Rama. Kreu i opozites i cilesoi me tej zgjedhjet e parakohshme si nje domosdoshmeri. I pyetur me tej nese do te kete bojkote nga opozita dhe nese do te merret pjese ne zgjedhjet lokale Rama dhe se ne keto kushte nuk ka zgjedhje. Besoj qe sic e thate edhe ju nuk ka asnje kundershti. Ne keto kushte nuk mund te behen zgjedhje duhet te krijohen kushtet qe te kete zgjedhje. Sepse nuk mund te behen zgjedhje ne kushtet ku jo vetem te gjithe hallkat e procesit elektoral tashme jane deshmuar si aq te mangeta saqe deformojne rezultatin zgjedhor por jane shtuar nderkohe edhe te tjera probleme te renda shtoi Rama.
Demonstratat e reja
Kreu i opozites paralajmeroi protesten e radhes diten e premte ne kryeqytet duke thene se kesaj here do te kete 11 karvane me njerez. Kjo eshte rruga jone asgje sna zmbraps ne perpjekjen per te shpetuar vendin nga regjimi i kusarise ne nje rezistence paqesore te panderprere e cila do te vazhdoje te premten e ardhshme ne qytete te tjera nderkohe qe ne Tirane do te demonstrojne perseri si sot ne 11 karvane qytetaresh te cdo njesie bashkiake pergjate shume rrugeve te kryeqytetit. Bulevardi Deshmoret e Kombit do te jete pa asnje dyshim hapesira ku do te kulmoje nje tjeter demonstrate gjigande me e madhja e zhvilluar ndonjehere tha Rama.
ERALD KAPRI