E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ne rruge ne kater qytete asnje incident

/ /

Ashtu sic ishte menduar dhe me pare ne Tirane kane mberritur protestues edhe nga qytetet e Durresit Kavajes Rrogozhines Krujes duke iu bashkuar qytetareve nga njesite bashkiake te kryeqytetit. Sipas nje skeme te percaktuar me pare pjesemarresit ne kete marshim kane ecur ne disa rruge kryesore te Tiranes duke bllokuar qarkullimin pjeserisht por kjo nuk ka provokuar aspak qytetaret e tjere jo pjesemarres ne kete tubim. Nje pjese e protestuesve ata qe vinin nga qytetet e tjera u nisen nga Zogu i Zi permes Unazes per te mberritur tek sheshi pas Muzeut Kombetar. Po ashtu protestues te nisur nga stadiumi Dinamo nga Rruga e Elbasanit dhe nga 21 Dhjetori u bashkuan ne qender te kryeqytetit ne fillim te Rruges se Durresit. Ne krye te protestuesve ishin deputetet socialiste te cilet kishin marre masa te forta sigurie per te shmangur cdo incident apo provokim gjate ketij marshimi. Turma e protestuesve mbanin ne duar tabela ku kerkonin largimin e kryeministrit Berisha denimin e vrasesve te 21 janarit por dhe hetim te korrupsionit qeveritar. Zgjedhje pa Saliun Berisha vret Mos prekni prokuroren ishin disa nga pankartat qe mbanin ne duar protestuesit. Nuk mungonin dhe thirrjet e protestuesve kunder kryeministrit dhe qeverise per te cilat disa here Edi Rama ka kerkuar te jene brenda etikes qytetare. Gjate marshimit te djeshem rane ne sy masat e forta te sigurise per kryesocialistin Rama. Kreu i selise roze rrethohej nga te pakten tre oficere te Gardes por dhe disa truproja te tjera vullnetare.
Ne fillim te Rruges se Durresit aty ku protestuesit u bashkuan ne nje trup te vetem nga dritarja e nje apartamenti varej nje flamur i Partise Demokratike i cili nuk mbeti pa u vene re nga protestuesit te cilet u mjaftuan vetem me disa fishkellima ndersa vazhduan te qete rrugetimin e tyre drejt Zogut te Zi.
Ndryshe nga heret e tjera ne rruge nuk kishte tension per ndonje incident madje as tregtaret ambulante nuk kishin hequr tezgat e tyre nga trotuaret si mase per te mbrojtur mallin e tyre. Nga ana e saj me forca te perforcuara policore qe kishin bllokuar te gjitha kryqezimet forcat e rendit kishin marre te gjitha masat per te shmangur cdo incident te mundshem nderkohe qarkullimi u bllokua ne te gjitha segmentet nga kaloi turma e protestuesve. Ne fund te rruges tek rreth-rrotullimi i Zogut te Zi Edi Rama pershendeti pjesemarresit ne marshimin e protestes dhe u largua duke i dhene fund zyrtarisht ketij tubimi pa fjalime dhe larg nderteses se qeverise.
Qytetet
Edhe ne qytetet e tjera ku u zhvilluan marshimet e protestes skema ishte e njejte ecje ne rrugen kryesore te qytetit te Vlores Korces dhe Lezhes me pankarta banderola dhe thirrje kunder kryeministrit dhe qeverise. Sali dorezo vrasesit Poshte koalicioni i turpit Zgjedhje te parakohshme ishin disa nga parullat e protestuesve ne keto qytete. Ne oren 1400 nga Skela qytetaret e Vlores por dhe ata te ardhur nga qarqet e Beratit Fierit dhe Gjirokastres marshuan permes bulevardit kryesor per disa minuta deri ne dalje te qytetit nen drejtimin e deputeteve socialiste Ruci Deda Brace Malaj Dade Meksi etj. Edhe ne Korce sic ishte lajmeruar tubimi filloi prane stadiumit Skenderbeu dhe vazhdoi ne menyre paqesore per gati nje ore derisa perfundoi atje ku kishte filluar. Ne krye te protestes ishin deputetet e Korces Majko Blushi Ahmetaj Xhacka por dhe deputete te qarqeve te Elbasanit Ligori Balla Leskaj etj. Ndersa ne qytetin e Lezhes protestuesit kane marshuar ne bulevardin kryesor ku ne krye kane qene deputetet Kadeli Prenga e Jaku por dhe ata te qarkut te Shkodres Beqja Doshi Sterkaj etj. Gjate gjithe marshimit protestuesit kane hedhur parulla kunder qeverise kane kerkuar largimin e kryeministrit por dhe dorezimin dhe gjykimin e punonjesve te Gardes se Republikes. Ne te gjitha protestat kane marre pjese dhe krere te partive opozitare te cilet ishin shperndare sipas nje grafiku ne te kater qytetet ku u zhvilluan marshimet e protestes.

Gjovalin Kadeli

Deputeti i qarkut te Lezhes Gjovalin Kadeli tha dje se qytetaret kerkuan largimin e kryeministrit. 10 mije lezhjane e lezhjane protestuan sot kunder ketij regjimi qe godet cdo dite institucionet e pavarura te ketij vendi qe akuzon Presidentin kryeprokuroren drejtorin e SHISH-it dhe median si puciste si pjese e nje puci qe ekziston vetem ne mendjen e semure te nje kryeministri te dale jashte cdo kornize logjike u shpreh
Kadeli.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›