E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sot në 15:00 paraqesstrukturën e qeverisë së re

Të tjera rreth shkrimit Dje Meta takoi Ramën në selinë PS July 24, 2013 Kryeministri i zgjedhur në zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama informon përmes rrjetit social Twitter se sot në orën 15:00  do të paraqesë strukturën e qeverisë së re  të cilën ai do ta drejtojë. 

Konferenca e kryeministrit të ri Edi Rama në selinë e Partisë Socialsite do të ndiqet Live nga televizioni A1 REPORT.
 

Sot ne 15.00 live tv paraqes strukturen e qeverise se re.

— Edi Rama (@ediramaal) July 24, 2013
Një ditë më parë kreu i PS-së priti dje ne mesditë aleatin e tij kryesor në qeverinë e re, kreun e LSI, Ilir Metën. Edhe pse nga ana e Ramës nuk pati, një deklaratë për mediat as nga zyra për shtyp e PS, Meta duke mos treguar detaje rreth këtij takimi, u shpreh se ishte një takim veror mes tyre.

Pas rreth një ore bashkëbisedimi në zyrën e kryeministrit të ardhshëm, Ilir Meta nuk dha detaje se çfarë ishte biseduar, por për t'i shpëtuar kësaj pyetje konstante të medias, ai tha se ishte një bisedë më shumë verore se sa politike.

Ndërsa për 300 ditët e para të programit qeverisës dhe përbërjen e kabinetin të ri qeverisës, sipas Ilir Metës çdo gjë do të bëhet publike në kohën e duhur. Ky takim vjen pas një takimi pak ditë më parë po në selinë rozë mes dy krerëve të partive, e cila solli dhe rikthimin pas 6 vitesh të ish-socialistit Meta. “Ka qenë një bisedë më shumë verore se sa politike”, ishte komenti i shkurtër që dha Meta i pyetur rreth takimit.

Ndërkohë që lidhur me krijimin e qeverisë së re, Meta ia kaloi përgjegjësinë Ramës, duke u shprehur se “Për këtë mund të pyesni Kryeministrin e zgjedhur”. Sipas tij programi i qeverisë së re do të bëhet publik shumë shpejt. Ndërkohë që dy përfaqësuesit e partive që po merren me programin e qeverisë së re, Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto vetëm pak ditë më parë, kanë deklaruar se brenda këtij muaji programi i qeverisë së re për qeverisjen e 300 ditëve të para do të jetë gati dhe do të publikohet.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›