E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik, dy te vdekur ne Tapize

Durres - Dy persona kane humbur jeten ne nje aksident ne Tapize. Aksidenti i rende ndodhi rreth ores 18:00 ne rrugen Fushe Kruje-Tirane, dhe shkaktoi dhe 4 te plagosur. Aksidenti shkaktoi vdekjen e menjehershme te 23-vjecarit Oligert Topalli dhe Nazmi Calajt, 65 vjec. Te dy udhetonin me automjete te ndryshme. Burimet thane se, si pasoje e aksidentit te rende mbeten te plagosur edhe Safedin Calaj, 30 vjec, Lindita Calaj 37 vjec, Gjurija Calaj 35 vjec dhe Aurela Calaj, 8 vjec, pjesetare te nje familjeje. Hetimet thane se automjeti tip Alfa-Romeo me targa greke NBX 57 43, i cili drejtohej nga Safedin Calaj, u perplas me autoveturen "Volksvagen", me targe TR 32 36 N, e cila drejtohej nga 23-vjecari Oligert Topalli.

Denimi i gjykates

Ekstradimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›