E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S’ka konsensus nëse nuk ndalet vjedhja e mandateve

TIRANE - Pak minuta pas votimit në Kuvend me konsensus të disa ligjeve, kryetari i PS-së, Edi Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha, por edhe kreut të LSI-së, Ilir Meta të ndalin dhunën në Fier e Gjirokastër, ku prej kohësh po zvarritet, sipas tij, procesi për Këshillin e ri të qarkut.

Rama i cilëson zhvillimet në Fier dhe Gjirokastër një goditje të rëndë për kushtetueshmërinë e rendin ligjor, por dhe një shtysë e re për t’u tërhequr nga rruga e përpjekjeve për konsensus.

Kryesocialisti riafirmon vullnetin për të respektuar marrëveshjen për tre çeshtjet që është rënë dakord me palën tjetër, por paralajmëron se asnjë hap s’do mund të bëhet më tutje për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend “nëse ligji do vazhdojë të shkelet në mënyrë flagrante për të grabitur ditën për diell mandatet e socialisteve për qarqet Fier e Gjirokastër”- deklaroi Rama. 

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Apeli rikonfirmon kandidatin e PS në krye të këshillit të Qarkut Fier

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›