E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Leka Zogut

 Siguria është dhënë nga mjeku i njohur Mentor Petrela, i cili ka deklaruar se Zogu u shtrua në spital mbrëmjen e së martës pasi kishte kaluar fibrilacion atrial.

Ndërkohë, pretendenti për fronin mbretëror u vizitua sot në spital nga kryeministri Sali Berisha. Pas daljes nga ambientet e spitalit, Berisha tha se gjendja e Zogut ishte në përmirësim.  “Parametrat në tërësi si më njoftoi ekipi që ndjek madhërinë e tij Lekën e Parë ka shenja të qarta përmirësimi. Ajo që mund të them është se komunikova shumë mirë me të, e gjeta optimist se do ta kapërcejë këtë situatë dhe uroj të dalë sa më shpejt dhe i uroj shërim të shpejtë”, tha Berisha.

Kryeministri premtoi se mjekët do të bëjnë gjithçka për ta përmirësuar shëndetin e pretendentit për fronin mbretëror, ndërsa shtoi se qeveria do të garantojë çdo mbështetje për të. Leka Zogu i parë prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar. /Start/

                                                                                             2011-11-17 11:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›