E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rikonfirmon kandidatin e PS në krye të këshillit të Qarkut Fier

VLORË- Gjykata e Apelit në Vlorë ka rrëzuar sot vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut.

Sipas vendimit të sotëm që mori Gjykata e Apelit në qytetin bregdetar, në krye të Këshillit të qarkut të Fierit mbetet përfaqësuesi i së majtës,Vangjel Ndreko, i konstituar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit në 21 shtator të këtij viti.

Ndërsa sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, pezullohej kjo zgjedhje dhe funksionimi i Këshillit të Qarkut, vendim i cili u ankimua në Gjykatën e Apelit në Vlorë nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Këshillin e qarkut.
Ndërkohë që një ditë më parë, në një mbledhje të tij, Këshilli i Qarkut të Fierit miratoi me 54 votat e maxhorancës zgjedhjen në krye të tij të kandidatit të koalicionit të djathtë Artur Shehu.
Partia Demokratike pretendon se cështja e konstituimit të Qarkut Fier nuk është mbyllur ende. Por, sipas socialisteve kreu i këshillit të qarkut Fier mbetet Vangjel Ndreka, pasi e quajnë të paligjshëm konstituimin e djeshëm të këshillit të qarkut.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›