E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të bashkohemi në BE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri, është takuar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën.

Kreu i socialistëve ka deklaruar se pafajësia e Haradinaj është më shumë sesa pafajësimi i një individi protagonist, është pafajësimi i vet UÇK dhe ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

“Kemi biseduar për atë që na pret në vijim, për atë që na pret si shqiptarë, si komb, si Shqipëri dhe si Kosovë, për atë që na pret si sfidë për forcat politike respektive. Kam ndarë me mikun tonë të çmuar e shumë të posaçëm sot, këndvështrimin e PS lidhur me domosdoshmërinë për të ndërtuar një projekt të përbashkët konkret mes dy shteteve, mes dy qeverive për të pasur një udhërrëfyes dhe një proces drejt bashkimit kombëtar si bashkim i të gjithë shqiptarëve nën qiellin e Evropës së bashkuar”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera ai theksoi se duhet një projekt i përbashkët për zhvillim rural të qëndrueshëm që nënkupton edhe bashkimin doganor mes dy shteteve.

Ndërsa në fjalën e tij, Haradinaj vlerësoi si të rëndësishme përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ne kemi qartësi për rrugën përpara nesh, jemi përcaktuar për integrimet evropiane, për marrëdhënie të mira cilësore, ajo që është me rëndësi është përmirësimi i jetës së qytetarëve për zhvillim ekonomik të zhvillueshëm, edhe për mënyrën sesi mund të rritet shkëmbimi i ndërsjellët për të mirën e shqiptarëve. Ishte një ndjenjë e veçantë përmes së cilës ne kujtojmë rrugën tonë të mundshme deri këtu dhe dëshirë për të arritur suksese të tjera për shqiptarët”, nënvizoi ndër të tjera Haradinaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›