Rama: Të gjithë energjinë do ta prodhojmë në vend

Në fjalën e vet, kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi se skandali i naftës “virgin”, ishte i organizuar politikisht.
Ai shprehu shqetësimin edhe për fabrikat e shumta të çimentos në vend. “Në Shqipëri ka një fabrikë çimentoje për 300 mijë banorë”, tha Rama.
Ai shprehu shqetësimin për mungesën e prodhimit të energjisë në vend, pavarësisht mundësive të mëdha, siç tha. “Potenciali i prodhimit vjetor mund të arrijë në shifra të konsiderueshme. Janë dhënë 300 leje për HEC-e, të cilat prodhojnë vetëm ¼ e energjisë që mund të kemi. Edhe për potenciale hidrike, Shqipëria ka një vend modestish të konsiderueshëm. Për ne, është me rëndësi që vendi të ketë sovranitet energjetik. Duam të nxisim rritjen e kapaciteteve prodhuese. Sot më shumë se gjysma e nevojës vjen nga sektori familjar. Programi ynë ambicion, padyshim që adreson nevojën duke u bazuar tek rritja e kërkesës për energji. Nëse analizojmë se sa para janë shpenzuar për import, është një shifër marramendëse. Nga ana tjetër kjo nuk është kompensuar me atë çka vendi prodhon. Programi ynë, duke adresuar zhvillimin modern si dhe shtytja që duhet t’i japim turizmit, do të vazhdojë shtrirja e rrjetit të energjisë. Është e paimagjinueshme që një pikë strategjike siç është Thethi të ketë jo më pak se 160 vat energji”, theksoi Rama.
Ai premtoi se në programin e ri qeverisë subvencioni i energjisë elektrike do të shkojë vetëm për familjet e varfra dhe jo siç ndodh, që subvencioni shkon edhe për ata që nuk e meritojnë. “Rritja e faturave të energjisë ka dëmtuar familjet e varfra. Është folur për mbështetje ndaj këtyre familjeve, por ajo që ndodh është që çdo familje e varfër, është praktikisht as e mbështetur edhe as realisht e subvencionuar. Ekspertët tanë po punojnë për të hartuar një skemë që çmimi i subvencionuar të jetë vetëm për familjet në nevojë, dhe jo si sot, që edhe kryeministri dhe ministrat dhe deputetët, janë pjesë e fashës së konsumit të subvencionuar. Paratë për këtë çështje nuk kanë adresuar shtresat në nevojë dhe nuk janë ndërtuar në mënyrë të atillë që të tregojë se pse është vendosur subvencioni u energjisë”, shtoi ai. Kreu socialist, tha se shteti nuk do të jetë më debitor ndaj kompanive energjike. /S.Lleshi/Start/
2012-04-06 12:55