Ministria e Mbrojtjes “autogol” me emërimet

Në reagimin drejtuar Presidencës, Ministria e Mbrojtjes është tërhequr nga vendimi për emërimin e komandantit të Forcave Detare, ku urdhri i ministrit Imami është revokuar.
Pas revokimit të urdhrit të emërimit të Kapitenit të Rangut të I-ë, Ferdinand Kreshpani, si Komandant i Forcave Detare, aktualisht Komanda e Forcave Detare do të drejtohet nga zëvendëskomandanti i Forcave Detare.
“Për nxjerrjen e urdhrit të emërimit, Ministria e Mbrojtjes është mbështetur në praktikën e deritanishme të ndjekur nga ana e dy institucioneve tona. Ministria e Mbrojtjes me shkresën nr. 1832 më 22.02.2005, propozoi emërimin e Komandantit të Forcës Detare, Kapitenin e Rangut të I-rë, Kristaq Gërveni. Presidenti i Republikës, z. Alfred Moisiu me dekretin nr. 4494 më 28.02.2005, emëroi Kapitenin e Rangut të I-r, Kristaq Gërveni, Komandant të Forcës Detare”, thuhet në shkresën dërguar Presidencës.
Aktualisht-thuhet më tej - "mbështetur në nenin 21 të ligjit nr. 9171 datë 22.01.2004, “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është ngritur Komisioni i Veçantë i Karrierës i cili po shqyrton oficerët për grada madhore. Në momentin më të parë pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit nga ky Komision, do t’iu përcillen kandidatët përkatës për gradim në gradën “Kundëradmiral” dhe emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare".
Ministria e Mbrojtjes po shqyrton përgjegjësitë administrative të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes. /Start/
2012-04-06 15:06