E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu-Berishës: Shërbime konsullore për shqiptarët

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, bazuar në miqësinë e gjatë tradicionale midis të dy popujve.

Në veçanti, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit Erdogan, në konsolidimin e mëtejshëm të kësaj tradite të shkëlqyer dhe në zgjerimin e bashkëpunimit të frytshëm midis të dy vendeve. Ministri Davutoğlu i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më të shkëlqyera të bashkëpunimit me shërbimin diplomatik shqiptar, përfshi edhe ofrimin e shërbimeve konsullore apo të tjera për qytetarët shqiptare në përfaqësitë turke nëpër botë, në ato vende ku nuk ndodhen përfaqësi diplomatike shqiptare.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përsëritur mirënjohjen e të gjithë shqiptareve për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vijimësi Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj.  Kryeministri Berisha mori pjesë në Forumin e parë turko-shqiptar të biznesit e ekonomisë, i organizuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë e Bursave të Turqisë (TOBB) në bashkëpunim me atë shqiptar.

Në Forum ishin të pranishëm mbi 100 përfaqësues të biznesit dhe investitorëve më prestigjiozë turq, si edhe mbi 60 përfaqësues të biznesit shqiptar. Në TOBB janë të anëtarësuar mbi 1 420 000  shoqëri dhe biznese të rëndësishëm e prestigjioze turke e ndërkombëtare.

Në fund të takimit, në prani të Kryeministrit Berisha dhe Zëvendëskryeministrit turk Ali Babaxhan, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Postes Shqiptare dhe asaj të Turqisë, i cili parashikon shkëmbimin e përvojave, si edhe bashkëpunimin mes Postës së Turqisë dhe asaj shqiptare në shumë aspekte si në implementimin e sistemeve bashkëkohore të transfertave financiare apo implementimin e teknologjive të larta dixhitale në shërbimet që ky institucion ofron etj. /Start/

                                                                                             2012-04-06 13:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›