E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Edi Rama ka zgjedhur të humbë!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama i është përgjigjur kreut socialist,  duke theksuar se “z. Rama vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur, po ky nuk është problemi i LSI-së”.

“z. Rama vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur, po ky nuk është problemi i LSI-së. Edhe në politikë ka vend për ëndërrimtarë të tillë, që me ëndrrat e tyre kompensojnë realitetet e trishta të humbjeve të njëpasnjëshme”, tha zyrtari i lartë i LSI-së gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Tiranë. Luan Rama ka theksuar se LSI nuk e ka mendjen se ç'thotë Edi Rama.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së vëmendja dhe energjitë e LSI-së janë të përqendruara te Integrimi Evropian. “Edi Rama ka zgjedhur të humbë, le të vazhdojë të humbë”, shtoi ai. Një ditë më parë, kreu socialist tha se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të mund të fitojë më shumë se 71 deputetë për të qeverisur e vetme, por nuk mohoi edhe mundësinë e një bashkëpunimi me LSI-në. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-06 15:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›