Vdes Thatcher, por fansat në panik për Cher
LONDER-Fansat e yllit të muzikës pop, Cher, kanë krijuar panik, pasi një status në Twitter lidhur me vdekjen e Margaret Thatcher, i ka bërë të mendojnë se ka ndërruar jetë idhulli i tyre.
Ish-kryeministrja britanike ndërroi jetë të hënën pas një hemorragjie cerebrale nw tru, ndërsa një temë me titull “nowthatchersdead”, filloi të qarkullonte nëpër rrjetin social, shkruan Telegrafi.
Admiruesit e krijueses së hitit “Believe” e keqkuptuan këtë titull duke filluar me ngushëllimet për “vdekjen e Cher”.
Komiku britanik, Ricky Gervais, e kuptoi këtë keqkuptim dhe u mundua ta qartësojë duke thënë se ‘#nowthatchersdead’ nënkupton “Now Thatcher’s dead” (tash Thatcher ka vdekur) e jo 'Now that Cher’s dead' (tash pasi ka vdekur Cher).
(d.b/BalkanWeb)