Wikileaks: Presionet e Thaçit për ta futur PDK-në në qeveri
PRISHTINË- Kabllogramet më të reja të publikuara nga Wikileaks tregojnë kokëçarjen që amerikanët në Kosovë, bashkë me zyrat e tjera perëndimore, kishin nga Hashim Thaçi si opozitar. Mediat kosovare raportojnë se në kabllograme përshkruhen përpjekjet e kryeministrit aktual për të sjellë PDK-në në krye te shtetit të Kosovës, por kërkesa e tij nuk u mos asnjëherë parasysh derisa u shpall fitues nga zgjedhjet e 2007.
Në kabllogramin e dërguar në Washington më 11 shtator 2001, shefi i Zyrës Amerikane në atë kohë, John Menzis, i bëhen të dituara qëllimet e vizitës së Hashim Thaçit. Menzis shpjegon se Thaçi ishte larg Rugovës në aprovimin popullor.
“Edhe Rugova, edhe Haradinaj janë shumë të interesuar për të bashkëpunuar dhe për të pasur marrëdhënie të mira me SHBA-në, natyrisht, por asnjërit nuk i duhemi aq shumë sa Thaçit, i cili ende vazhdon të besojë se ai personalisht e ka çliruar Kosovën. Teksa pritet të nisë fushata parazgjedhore, ai me padurim po pret ta portretizojë veten si dikush që ka lidhje me qeverinë amerikane në Washington dhe me OKB-në në New York. Ai do të kërkojë mbështetje publike politike nga zyrtarët amerikanë”, shkruan Menzis.
Pas këtij kabllogrami, Thaçi nis të përmendet më shpesh vetëm në vitin 2006, me përpjekjet e vazhdueshme për të arritur pushtetin, në atë që në një kabllogram përshkruhet si “dëshirë e zjarrtë për t’u bërë kryeministër”. Tentimin e parë për ta futur PDK-në në qeveri Thaçi e kishte bërë në qershor 2006, kur kishte kërkuar një takim me përfaqësuesit e Quintit në Prishtinë.
Aty ai u kishte thënë ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë se qeveria LDK-AAK nuk i kishte përmbushur detyrat e veta, se vendi ishte në vakum institucional dhe se duhej krijuar një qeveri e re teknike gjithëpërfshirëse me PDK-në në të.
“Plani i Thaçit i shërben vetëm atij. Në një sondazh të opinionit publik, që Thaçi u kujdes ta mbante të papublikuar, tregohet rënia e popullaritetit të tij dhe e PDK-së. Të kërkohet një zgjidhje e imponuar ndërkombëtare tregon dëshpërimin e Thaçit për të pasur më shumë ndikim në qeverisjen e Kosovës, sesa lejon karrigia e tij në ekipin negociator. Duke marrë parasysh reagimin me dyshime të Grupit të Kontaktit, pak simpati apo interes tregohet për propozimin e Thaçit”, thuhet në këtë kabllogram.
Në të tjera kabllograme të vitit 2006 e 2007, Zyra Amerikane në Kosovë tregon për kërcënimet e vazhdueshme që Thaçi bënte me largim nga Ekipi i Unitetit nëse PDK-ja nuk hyn në qeveri. SHBA ia kishte bërë të qartë në disa raste, se ai nuk guxonte ta bënte një gjë të tillë, në të kundërtën do të mbahej publikisht përgjegjës për prishjen e konsensusit për negociatat për status me Serbinë.
Në fillim të 2007-s përshkruhet tendenca e Thaçit për të shfrytëzuar ndarjen e LDK-së në dy pjesë, për ta larguar AAK-në nga qeveria, dhe për ta futur aty PDK-në me LDK-në. Sipas Zyrës Amerikane, Thaçi do të përdorte edhe protestën vdekje-prurëse të Vetëvendosjes, për të kritikuar qeverinë dhe për të shkaktuar çarje në Ekipin e Unitetit.
“Të gjithë e dinë se Thaçi dëshiron të bëhet kryeministër, sidomos në kohën kur Kosova do ta shpallë pavarësinë. Insistimi i tij për zgjedhje brenda afatit kushtetues e reflekton këtë ambicie. Thaçi gjithashtu ka frikë se mund të humbasë vota në bazën e Haradinajt në perëndim të Kosovës, nëse Haradinaj lirohet para zgjedhjeve nga Haga. Thaçi gjithashtu ka shqetësime për pozicionin e tij në PDK në raport me Fatmir Limajn. Pavarësisht makinacioneve të brendshme politike, ne do ta mbajmë Thaçin përgjegjës që të mos e përdorë planin e Ahtisaarit apo statusin final për efekt elektoral”, shkruante përfaqësuesi i Ambasadës, Laskaris.
Në këtë kabllogram ajo jepte edhe biografinë e Thaçit që e përshkruante kokëfortë dhe që nuk merrte parasysh këshilla kur ndjente se i cenohej interesi partiak. Kabllogrami gjithsesi vlerëson këmbënguljen e pandalshëm të Thaçit për ta çuar PDK-në drejt fitores në zgjedhje dhe çmon faktin që për të mirën e Kosovës ai pranoi koalicionin me kundërshtarët e mëdhenj të LDK-së.
(e.m/ktv/BalkanWeb)