Çahet ura e Danubit, bllokohet qarkullimi mes Bullgarisë dhe Rumanisë
SOFJE- Qarkullimi i automjeteve të rënda mes Bullgarisë dhe Rumanisë ka qenë i bllokuar sot si pasojë e një çarjeje të urës së Danubit që lidh dy vendet mes Roussesë (Bullgari) dhe Georgiusë (Rumani), nëpërmjet Danubit, njoftoi agjencia rrugore bullgare.
Qarkullimi mbi urë është ndërprerë plotësisht deri në fund të javës, për shkak të një çarjeje prej më shumë se një metër mbi veprën e artit.
Rreth 200 automjete të tonazhit të rëndë prisnin për të marrë tragetin, normalisht pak i përdorur, në Svichtov, rreth 80 kilometra në perëndim të Roussesë dhe të shkonin në Rumani, në Zimnicea.
Agjencia Bullgare e Doganave këshilloi drejtuesit e mjeteve të kalonin nga Serbia për të shkuar në Rumani.
(e.m/ata/BalkanWeb)