Rama: Te mbyllet kapitulli i zgjedhjeve te deformuara Menada Zaimi
"Komisioni Evropian ka konstatuar ne vijimesi probleme te renda me zgjedhjet dhe kerkon qe permes nje reforme te plote elektorale, Shqiperia te permbylle kapitullin e zgjedhjeve te deformuara, e te kontestuara dhe te hape nje kapitull te ri", thote ne intervisten per radion Evropa e Lire, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama.
Reforma elektorale eshte nje nga parakushtet e vendit per t'u integruar ne Bashkimin Evropian. Si e shihni ecurine e procesit deri tani?
Reforma elektorale eshte prioriteti i prioriteteve nder 12 prioritetet/ rekomandimet qe Bashkimi Evropian ka vendosur per Shqiperine, sepse pa zgjedhje te lira dhe te ndershme, eshte e kote qe te pretendojme te bashkohemi me familjen evropiane me te drejta te plota. Ky fakt, kjo e vertete eshte nje e vertete, te cilen vete Komisioni Evropian e mbron, duke konstatuar ne vijimesi probleme te renda me zgjedhjet dhe duke kerkuar qe permes nje reforme te plote elektorale, Shqiperia te permbylle kapitullin e zgjedhjeve te deformuara, e te kontestuara dhe te hape nje kapitull te ri.
Po shihni mjaftueshem konsensus ne menyren se si po vepron Komisioni i Reformes Zgjedhore - here pas here duket sikur ka ngecje dhe te dyja forcat e medha politike fajesojne njera-tjetren per keto ngecje. A ka konsensus te mjaftueshem ky komision?
E verteta eshte qe kemi nje mosdakordesi te plote lidhur me qendrimin ndaj sistemit zgjedhor. Ne duam nje permiresim te sistemit zgjedhor ne funksion te rritjes se transparences dhe te perfaqesimit te te gjithe votuesve permes te gjitha subjekteve elektorale. Ndersa, pala tjeter eshte krejtesisht e mbyllur ne kete pike. Sa i perket aspektit tjeter te reformes qe ka te beje me rregullat e lojes, qe ka te beje me te gjitha ato deformime dhe probleme te konstatuara nga misioni i OSBE/ODIHR-it, dhe me rekomandimet e ketij misioni, ka nje ecuri, te cilen une nuk do te doja ta gjykoja negativisht apo ta paragjykoja ne kete faze. Ecet, dhe shpresoj qe te mos jete e nevojshme ne asnje menyre nje shtyrje tjeter e afatit, pasi ka nje rendesi themelore qe reforma te mbyllet ne kohe per t'i dhene mundesi implementimit te te gjitha atyre masave qe ne synojme te perfshihen ne ligj dhe qe kerkojne edhe futjen e teknologjise se re ne procesin zgjedhor ne Shqiperi, sic eshte fjala per identifikimin apo per numerimin elektronik.
A ju vjen keq qe, ndoshta, per shkak te mosndryshimit te sistemit, apo te pakten, korrektimit te tij, gje qe e ka kerkuar Partia Socialiste, mund te humbisni disa nga aleatet tuaj, p.sh PPDNJ-ja ka thene qe nese sistemi nuk ndryshon, do te kaloje ne polin e qendres?
Nuk eshte ceshtje keqardhjeje, eshte ceshtje parimi dhe sic e kemi thene, ashtu kemi bere. Ne Komisionin e Reformes Elektorale jemi zedhenes edhe te te gjitha partive tjera qe nuk jane te perfaqesuara ne kete komision, pasi ndajme mendimin se permiresimi i sistemit ne funksion te rritjes se proporcionalitetit, do te ishte hap i duhur per nje te mire te perbashket dhe per interesin publik. Nuk eshte ceshtje e interesit te Partise Socialiste, eshte me gjere se kaq dhe ne jemi te vendosur te bejme gjithe cka mundemi per te gjetur dakordesi ne kete pike.
Para pak ditesh thate se moszevendesimi i mandatit te deputetes Rudina Seseri, mund te prishe marreveshjen politike. A nuk ju duket e arsyeshme logjika qe ka dhene mazhoranca se ka nevoje per nje interpretim kushtetues ne kete rast?
Ne aspektin e demokracise, eshte nje aspekt i programit tone te ri per nje rilindje shqiptare bashke me ekonomine, shoqerine dhe Evropen. Shqiperia jeton, pa asnje ekzagjerim, ne nje grusht-shteti permanent me nje zinxhir qe vazhdon te zgjatet hallkash, qe realisht perbejne akte antikushtetuese, antiligjore dhe antidemokratike. I tille eshte edhe ky i fundit me mandatin e nje deputeti opozitar, per te cilin ne asnje menyre dhe per asnje arsye opozita nuk ka cfare kerkon ne asnje lloj gjykate, sepse eshte detyrim kushtetues dhe ligjor qe ne rast doreheqjeje te nje deputeti, te nje tjetri e te nje tjetri, zevendesimi te behet ne menyre automatike.
Ai eshte nje mandat qe Partia Socialiste ia ka dhene populli dhe nuk mund t'ia marre as Qeveria e as Gjykata.
...Sa do te prisni per kete?
Me lejoni te them se nuk kam thene rrezikohet prishja e nje marreveshjeje - ne nuk kemi asnje marreveshje me Qeverine. Ne kemi marreveshje me publikun, me Bashkimin Evropian ne kuptimin qe ne rast se ne jemi ne rrugen e nje politike, e cila kerkon medoemos konsensus per ceshtje te medha qe lidhen me prioritetet e integrimit dhe me statusin e kandidatit - kjo eshte absolutisht bindje dhe vullnet politik i yni. Thene kjo dua te nenvizoj se cka kam deklaruar ka qene se nuk e deshirojme, do te bejme cmos per ta shmangur nje krize te re politike.
A eshte i vertete konstatimi i disa analisteve se ka nje shtendosje mes marredhenieve te Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim - cfare ka hedhur dyshime ndoshta dhe per nje aleance te mundshme ndermjet jush me 2013?
LSI-ja eshte pjese e koalicionit qeveritar dhe ne nuk shohim asnje dallim qe te na beje te mendojme cfaredo skenari tjeter, pervec skenarit te marrjes se te gjitha votave te popullit shqiptar permes zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe te me shume se 71 mandateve per te qeverisur Shqiperine, si alternative e ketij koalicioni me nje oferte shume te qarte - ose nje rilindje shqiptare ose nje rrenim i metejshem me kete koalicion, ku edhe LSI-ja eshte pjese integrale.
Se shpejti do te jene zgjedhjet presidenciale, ju keni kembengulur per nje president konsensual, nderkohe qe mazhoranca thote qe do ta zgjedhe presidentin sipas variantit kushtetues. A do te jete e veshtire te gjendet nje president konsensual nen kete fryme?
Ne kemi kerkuar nje president sipas Kushtetutes, qe do te thote nje president qe te plotesoje ate kriter themelor qe ka Kushtetuta per figuren e presidentit te Republikes, qenien mbi palet dhe perfaqesues i unitetit kombetar. Besoj se nje proces, nga ku nje president i pranuar nga palet dhe mbi palet eshte nje proces qe lidhet domosdoshmerisht jo vetem me garantimin e te gjitha atyre institucioneve qe presidenti supozohet kushtetushmerisht se garanton, por edhe me dhenien e nje shansi te madh te statusit te kandidatit, sepse zgjedhje e presidentit te Republikes dhe menyra se si ai do te zgjidhet, pranueshmeria qe ai ose ajo do te kene nga palet, perben nje test perballe procesit dhe perballe Komisionit Evropian.
...Sa te veshtire e shihni?
Asgje nuk eshte e lehte ne Shqiperi, asgje nuk eshte e lehte, edhe me shume, ne politiken shqiptare dhe per me teper, kjo eshte nje sfide per gjithe politiken shqiptare. Si e tille, sigurisht eshte e veshtire si cdo sfide e madhe. Por, ama rendesi ka qe te kete vullnet politik dhe me vullnet politik kapercehet cdo veshtiresi e kesaj natyre.