E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të mësojmë kinezçe për të shpëtuar? Shpifje e Berishës

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë I cili ka theksuar se kinezçja duhet të bëhet gjuhë e dytë për fëmijët në shkolla.
 

Rama ka ironizuar fjalët e kryeministrit për gjuhën kineze duke shtuar se kjo është shpikja e tij e radhës ndërkohë që vendi ndodhet në vështirësi nga dëbora.
 

“Të mësojmë kinezçe për të shpëtuar!Shpikja e sotme e KM gjatë krehjes para tv teksa Shqipëria digjet nën dëborë” ka theksuar Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›