E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Projekti per sheshin po tentohet te merret peng nga qeveria

Pas deklarates se ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i menjehershem ka qene reagimi i Partise Socialiste, e cila permes deputetit te saj ka vleresuar se qeveria po tenton te marre "peng" projektin e sheshit "Skenderbej". Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i selise roze, Ditmir Bushati, tha dje se ministri i Kultures, qe s'di ku e ka varrin Ismail Qemali, nuk ka si te dije as bazen ligjore te transformimit te sheshit "Skenderbej", jo me te kuptoje vizionin e ketij transformimi. Zyrtari socialisti tha se "si deputet e perfaqesues i interesave legjitime te qytetareve te Tiranes eshte i informuar se bashkia e Tiranes ka marre edhe miratimin ligjor te Institutit te Monumenteve te Kultures, qe megjithese ministri e ka ne varesi nuk e ka marre vesh akoma se edhe ne kete aspekt projekti i sheshit eshte brenda kornizes se ligjit". "Kryeqytetasit e kuptojne se ky projekt transformues po tentohet te merret peng nga qeveria edhe per te larguar vemendjen nga kriza e rende e keq qeverisjes, por ne fakt kjo eshte nje arsye me shume per te protestuar ne 30 Prill", deklaroi Bushati. Ndersa dy dite me pare, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duke iu referuar deklaratave te kryeministrit Sali Berisha, ne lidhje me sheshin "Skenderbej", tha se atij i duhet nje shesh per te bere pershesh. "Cdo dite kryeministrit i duhet nje shesh per te bere nje pershesh, ne kushtet kur ne fakt e gjithe shoqeria eshte e perfshire ne persheshin e bere ne 28 qershor dhe njekohesisht perballe erresires ku mbahet e verteta e 28 qershorit dhe prej se ciles burojne te gjitha te vertetat e hidhura dhe lajmet e papelqyeshme, qe shqiptaret marrin perdite ne aspektin e ekonomise se tyre familjare", u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›