E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të rinjtë të bashkojnë zërin për një rilindje shqiptare

TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në ceremoninë e shpërndarjes së kartave të anëtarësisë për 300 të rinj e të reja në Vorë, u shpreh se sot është dita që këta të rinj të bashkojnë zërin për një rilindje shqiptare.

Sipas kryesocialistit, Shqipëria duhet të ndahet nga rruga e korrupsionit, ku krimi i rrugës bën kërdinë.

“Të rejat dhe të rinjtë që jetojnë këtu, shumë pak metra nga vendi ku shpërtheu vullkani i korrupsionit dhe i krimit shtetëror në Gërdec, e kanë më të lehtë ndoshta sot të kuptojnë se duke ardhur këtu, duke bashkuar zërin e tyre me zërin e të tjerëve, japin një kontribut të drejtpërdrejtë jo vetëm që ajo histori e tmerrshme të mos përsëritet më kurrë, por edhe që Shqipëria të ndahet nga rruga e mbrapsht e dramave jetësore të përsëritura dita-ditës.”– u shpreh Rama.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›