Tiranë, sekuestrohen 2 kg kokainë, 2 në pranga 2 në kërkim
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga sot gjatë një operacioni blic nga policia e kryeqytetit, si dhe dy të tjera janë shpallur në kërkim nën akuzën për prodhim, mbajtje, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa u është sekuestruar rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila arrin vlerën prej 100 mijë euro.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Policisë Alma Katragjini deklaroi se “pas dy muaj hetimesh, dy të arrestuarit, të cilët dyshohet së në bashkëpunim edhe me persona të tjera realizonin trafikim ndërkombëtar të lëndës narkotike, u ndaluan në flagrancë në afërsi të sheshit “Avni Rustemi” në kryeqytet, teksa po shkëmbenin rreth 700 gr kokainë”.
"Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rojal”, u arrestuan përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike Kokainë, shtetasit Selaudin Refar Bajrami, 58 vjeç lindur në vlorë dhe banues në Tiranë dhe shtetasi Aleksandër Vangjel Budo, 55 vjeç dhe banues në Tiranë. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim policor edhe dy shtetas, të tjerë, që për arsye të hetimit nuk mund të bëjmë publike gjeneralitet e tyre”, - deklaroi Katragjini.
Sipas policisë, shtetasi Selaudin Bajrami u kap në flagrancë përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike kokainë rreth 700 gramë ndërsa sasia tjetër e lëndës narkotike e u sekuestrua në banesën e shtetasit Aleksandër Budo, e ndodhur në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë. Policia konfirmoi se kjo lëndë shpërndahej dhe shitej në Kazino, lojëra fati dhe bare të ndryshme në kryeqytet.
Mësohet se përveç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një shumë prej 45 mijë eurosh, që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Durrës, sekuestrohet 8 kg heroinë, policia dyshon për rrjet trafikantësh