E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina e çiftit të sapomartuar përplas të moshuarën

TIRANE - Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e një të moshuare ka ndodhur sot në Bulevardin kryesor të Tiranës.

Ka qenë një makinë tip BMW me targa AA752BC që ka përplasur të moshuarën në mes të Bulevardit duke e lënë të plagosur.

E moshuara u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti i përfshirë në aksident ishte e një çifti të sapomartuar dhe kryesonte karvanin e makinave te tjera të dasmorëve që shoqëronte çiftin.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›