Sulmi ndaj shqiptarëve, arrestohen 7 të rinj. MPJ: Hetim të plotë ngjarjes
TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar arrestimin e personave që sulmuan të mërkurën në mbrëmje rreth 15 nxënës shqiptarë. Sipas njoftimit të ministres së Punëve të Brendshme, Jankullovska, nxënësit janë sulmuar nga 7 persona të moshës mes 17 dhe 18-vjeçare dhe ndaj tyre do të ngrihen padi penale.
Jankullovska tha se MPB-ja ka kërkuar nga Prokuroria Publike që ndaj këtyre personave të vendoset masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ajo njoftoi edhe ndalimin e të disa personave tjerë, përgjegjës për incidentet që pasuan sulmin ndaj nxënësve shqiptarë.
Lajmi për arrestimin e tyre erdhi vetëm pak pas reagimit të kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili ka dënuar incidentet dhe apeloi që të gjitha subjektet politike ta respektojnë bashkëjetesën në vend. Kryeministri ka kërkuar gjithashtu që personat përgjegjës të dënohen.
MPJ-Maqedonisë: Ndëshkoni fajtorët e dhunës ndaj shqiptarëve
Ora: 10:22 Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë reagon për dhunën e ushtruar ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni. Nëpërmjet një deklarate, MPJ “dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjen ,Ministria e Jashtme shqiptare bën thirrje për tejkalimin e këtyre incidenteve që cënojnë bashkëjetesën dhe harmoninë në Maqedoni mes etnive të ndryshme.
“MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”, thuhet në reagimin e MPJ.
Në incidentin që ndodhi të mrëkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tetë të rinj maqedonas dyshohen si autorët e dhunimit të 15 nxënësve shqiptarë në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik drejt Shkupit.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maqedoni, incidente të reja në Shkup dhe në Tetovë Incidentet, Gruevski: Apel të gjithëve të përmbahen SHBA, Reeker dënon dhunën në Shkup