Belgjikë, policia gjen trup në shtëpinë e vrasësit

Trupi është gjetur në një hangar në shtëpinë e Nordine Amranit, një zyrtar i drejtësisë tha për radion belge.
Amrani ndërmori një sulm me armë dhe granata në një shesh të populluar të Liezhit ditën e djeshme, duke shkaktuar shumë viktima dhe panik.
Përveç pesë të vdekurve, 125 persona rezultojnë të plagosur, disa prej të cilëve shumë rëndë.
Media Belge raporton se trupi I gjetur në shtëpinë e vrasësit, i përket një pastrueseje 45-vjeçare, e cila kishte punuar për komshinjtë e Amranit.
“Trupi u gjet në një hangar, të cilin ai e përdori posaçërisht për të rritur kanabis”, tha prokurori i përgjithshëm i Liezhit, Cedric Visart de Bocarme, për radion belge “RTBF”.
Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shtyu Amranin të kryente këtë masakër./Start/F. Prroni/
2011-12-14 09:18