E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tirana kryeqyteti i rilindjes në 23 qershor. Çlirojmë robërit e katragjyshit

tieaneTiranë- Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë, të cilën lideri i opozitës Edi Rama e ka quajtur kryeqytetin e rilindjes mbas 23 qershorit.

Rama i është drejtuar të gjithë shqiptarëve nga veriu në jug dhe i ka ftuar të përkrahin PS-në e të votojnë numrin 29 të dielën, pasi siç e quajti ai, është numër i bekuar. Rama premtoi mbështetje për të gjithë shqiptarët pavarësisht prejardhjes krahinore, përkatësisë fetare, gjinore e moshore, pasi siç tha ai, do të jetë në krah të problemeve e halleve të tyre.

“Tirana do të jetë kryeqyteti i rilindjes, do të udhëheqë fitoren më të madhe në 23 qershor.. me votën tuaj për rilindjen ju kryeqytetas, pavarësisht prejardhjes krahinore, përkatësive partiake, pavarësisht përkatësive fetare, pavarësisht moshës, gjinisë, do keni në krah një qeveri që hallet tuaja do t’i bëjë të vetat, problemet tuaja do t’i ketë të vetat e unë do jem pranë jush në çdo përpjekje për t’i zgjidhur hallet e problemet, sepse rilindja nuk po vjen vetë, po e sillni ju, një popull i tërë në kërkim të së ardhmes… dallimi ynë është që pas katragjyshit s’ka asgjë, pas meje është skuadra kombëtare e rilindjes, Majko, Tahiri, Nikolla, Bushati… rroftë Armerika e vogël, Tirona jonë, Triona e shqiptarëve nga veriu në jug..,- tha Rama.

Teksa ironizoi edhe SMS-të e kryeministrit Berisha, Rama tha se “Saliu gënjen” për vendet e punës, legalizimet e premtimet e tjera që sipas Ramës ka tetë vjet që nuk i ka bërë edher pse kishte mundësi.

Ndërsa ironizoi edhe pjesëmarrjen e qytetarëve në mitingun e Tiranës për të cilët tha se nuk janë robër si ata që merr kryeministri Berisha me autobusa.

ramatani

“Ky është miting safi, safi me vendalinj jo miting me robër të mbledhur me autobusa, ju e dini se ne një autobus kemi, autobusin mavi, se të tjerët i ka mbledhur katragjyshi me antiplumb, për t’i mbushur me njerëz si gjithë ju që marrin rrogë nga taksat e të gjithëve ne dhe që një katragjysh i marrë fund i mban peng lidhur me bukën e gojës dhe ditën e diel me numrin e bekuar 29, ne do t’i çlirojmë të gjithë robërit e katragjyshit. Me nr e bekuar 29 ne do çlirojmë mësuesit, mjekët, infermierët, nëpunësit, prindër nëna e baballarë që ushqenjë familjet e tyre duke i shërbyëe shtetit e që janë të lidhur pas autobusave të pushtetit…. Sot paradite katragjyshi me çoi një sms, ju ftoj të votoni 44, domethënë herën e parë më votuat mora katër, herën e dytë prap katër, tani si të mos mjaftojë do 444, po tani s’ka më, kush kujton 44 voton 29…. Pse s’i hape 250 mijë vende pune, po i mbylle? ku i ke? aty ishe, u ke shqiptarëve borxh 211 mjjë vende pune, sot ata që jetojnë me pagën minimale kanë pyetje si ta mbërrijnë fundin e muajit e me cfarë ta pagujanë listën e borxhit? kryeqytetasit Kamzës, Paskuqanit, Saukut, Bregut të Lumit, që sot janë të palegalizuar, e ata që kanë 20 e ca vite që punojnë tokën e se kanë tokën, 6 muaj tapit? pse si dhe për 20 e kusur vite?”,- tha Rama.

Rama: S’ka gjumë në sy deri më 23 qershor që të votojë edhe qytetari i fundit

Kryesocialisti Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale edhe në dy zonat e kryeqytetit,njësinë 1 dhe 5, ku ftoi të gjithë qytetarët të mos vënë gjumë në sy dseri më 23 qershor, deri sa të votojë edhe qytetari i fundit për rilindjen, tha Rama.

“Pasnesër do marrim frymë lirisht se s’do kemi asnjë rrogëtar që do detyrohet të hipi në autobusit e mitingut të pushtetit. I ftoj të gjithë të vijnë edhe ata që janë në punë mos ta çajnë më kokën fare se s’ka më kohë për t’i heq nga puna, të vijnë pa asnjë merak, kush është në punë me meritën e tij do qëndrojë në punë, por të votojë rilindjen që ato lek që do marri me rilindjen t’i marri nga puna e jo nga shërbimi i partisë. I them atyre të Shkodrës, e të gjithë atyre që duan të legalizojnë shtëpitë falas, të vijnë të manifestojnë për këtë dëshirë e projekt të PS-së”,- tha Rama.

“Por fitorja do ta festojmë vetëm kur të përfundojë gjithë procesi dhe të ketë marrë fund. Deri atëherë do bëjmë me pasion punën që kemi marrë përsipër të bëjmë karshi këtyre njerëzve dhe këtij vendi. Puna e parë që për një orë të jemi të gjithë te sheshi Nënë Tereza për mitingun e madh të Tiranës, tha Rama.

Rama: Mos e tradhëtoni Krujën duke votuar rrënuesit. Status të veçantë

Krujë- Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në Krujë nga ku kryesocialisti Edi Rama ka bërë thirrje për ta votuar, në mbrojtje të vlerave historike të Krujës dhe për të zhvilluar turizmin e tregtinë e artizanatit në zonë.

Mos e tradhëtoni Krujën duke votuar ato që kanë tetë vjet që ja punojnë babezinë e madhe të shkatërrimit dhe rrënimit të mëtejshëmatyre që firmosin për shkatërrimin e gurorëve të sajpër të gllabëruar gurët e shenjtë të histori që duhet ta mbrojmë e të mos lejojmë më të prekenMos e tradhëtoni Krujën duke ja lënë atyre që e kanë kthyer Krujën në një vend që digjene që prodhojnë sëmundje për këtë qytetMe votën tuaj PD-ja po e ha Krujën,-tha Rama.

Rama akuzoi kryeministrin Berisha, duke thënë se ai i ka bërë Krujës atë që asnjë pushtues sja ka bërë ndër shekuj, teksa apeloi: A e parafytyroni se çfarë do të kishin bërë fqinjet tanë nëse do ta kishin këtë pasuri të madhe të historisë së një vendi, por evropiane siç është Kruja? A e parafytyroni sikur Kruja dhe Skënderbeu të ishin pasuri e historisë së një vendi fqinj se çfarë promovimi, e çfarë rëndësie do të kishin kushtuarTurp për këtë gjendje se ku është katandisur ky djep i historisë së Shqipërisë dhe kjo vatër e historisë së Evropës është turpi i atyre që pushtetin e popullit e kanë kthyer në një fuqi për të gllabëruar gjithçka gjejnë përparaKrujën e shohin si një vend për të nxjerrë përfitime, gurë, gëlqere, pyje e gjithçka gjejnë përpara.

Rama tha se me mundësitë e pasuritë natyrore që ka Kruja, atje ska arsye të ketë një të papunë. Por të lulëzojë tregtia artizanate dhe turizmi. Atë që Saliu ja ka bërë asnjë sulltan e tre rrethime për ta pushtuarTaksat e papërballueshme krutanët duhet ta ndëshkojnë jo duke votuar për një parti apo një tjetër, por duke bërë një zgjedhje të qartë, mes rrënimit të mëtejshëm të Krujës dhe rilindjes së saj,-tha ai.

Kryesocialisti Rama ftoi krutanët që më 23 qershor të harrojnë teserën e PD-së e të votojnë ngjitjen e Krujes në piedestalin që i takon.

Kujto historinë e Krujës, kujto katragjyshit e tu. Qeveri për të parë, veshë për të dëgjuar e zemër për të ndjerë e mendje për të drejtuarDo përfitojë çdo tregtar, qytetar i thjeshtë i Krujës me votën për nurmin 29. Përgjysmin i tatimit të fitimit nga 10% në 5% dhe zero taksën për biznesin e vogël,-premtoi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›