Meta: Përjashtoj çdo koalicion paszgjedhor me Sali Berishën
Berat- Nga mitingu përmbyllës në qytetin e Beratit, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ka dhënë një përgjigje zërave për një ‘tradhëti’ të mundshme të Partisë Socialiste pas 23 qershorirt dhe rikthimi i LSI-së në një koalicion me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve.
“Përjashtoj çdo koalicion pas zgjedhor me Sali Berishën dhe PD”,- ka qenë përgjigja e Ilir Metës teksa theksoi se kanë mbetur edhe pak orë nga largimi përgjithmonë i Sali Berishës kryeministër.
Berisha do ikë të dielën si kryeministër njëherë e përgjithmonë sepse po të presë Berati premtimin e Berishës për boshtin e jugut do ti duhet të presë dhe nja 2 400 vjet të tjera sepse ai për 8 vjet as rrugën e vjetër Lushnje-Berat nuk e rikonstruktoi. As gropën e rrugës që lidh Lushnjën me Beratin vecse filloi të hedhë asfalt 3 javë më parë këtu në qytetin Beratit. Ne do fitojmë, se boshti i jugut duhet bërë tani dhe jo të shtyhet. Ne do fitojmë se ky qytet i jashtëzakonshëm kërkon zhvillim, frymëmarrje dhe ne do bëjmë unazën e Beratit brenda 2 viteve të para. Ne do fitojmë se fermerët e mrekullueshëm të Beratit që punojnë aq shumë, sakrifikojnë aq shumë, meritojnë jo një, nuk meritojnë me pikatore por plan të vërtetë për subvencionimin dhe ringritjen e industrisë agro-përpunuese, në mënyrë që Berati të përpunojë për vete dhe eksport sic ka prodhuar në të kaluarën,- tha Meta.