E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Topalli si Marelyn Monroe

“Nëse Presidenti dhe unë jemi një celulë antievropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon”, ka shkruar Rama në Twitter.

Këtë mesazh, Rama e ka publikuar edhe në blogun e tij zyrtar në internet. Reagimi erdhi pas kryetarja e Parlamentit, zonja Topalli e akuzoi kreun e opozitës se ja arriti qëllimit për të penguar marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa ditë më parë theksoi se "Lidershipi i Partisë Socialiste është kthyer në një celulë anti-evropiane".

Një ditë më parë, Topalli i pyetur për rolin e presidentit, tha se ai ka luajtur majtas. “Zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit”, ka deklaruar ajo.

                                                                                             2011-10-15 08:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›