Apeli lë në fuqi ekstradimin drejt SHBA-ve të Altin Kores

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin e prerë për ekstradimin e këtij shtetasit, të arrestuar disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit.
Të premten, Gjykata e Apelit ka shqyrtuar ankimin e 39-vjeçarit kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës. Pas shqyrtimit, Apeli ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e tij drejt SHBA-së, ku akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Kare ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Uashingtoni më 3 mars të këtij viti.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga gjykata e Teksasit më 14 gusht të vitit 2008. Fillimisht, gjykata e Tiranës e la në burg për 60 ditë Koren, por me një vendim tjetër iu shtua edhe 30 ditë të tjera, ku gjatë kësaj kohe pritet të bëhet edhe ekstradimi. Altin Kore gjatë vitit 2007-2008 ishte anëtar i një bande droge në Distriktet Lindore dhe Veriore të Teksasit. /S.Ll/Start/
2011-10-15 09:31