E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Topi ktheu nje ligj antikombetar

Kreu i PS pergezon dekretin e Presidentit per ligjin e plehrave nisme qe do te aktivizonte mafien ne Shqiperi

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e cilesoi dje dekretin e Presidentit te Republikes Bamir Topi per kthimin e ligjit te plehrave si nje veprim te pergezueshem ne mbrojtje te qytetareve shqiptare. Permes nje editoriali te titulluar Presidenti Plehrat Integrimi te botuar pasditen e djeshme ne blogun e tij personal Rama theksoi se ky ligj kishte si qellim kryesor te plotesonte interesat e mafies se plehrave duke e pare Shqiperine si nje destinacion te duhur per sa i perket importit te tyre. Rama e quajti ligjin antikombetar antieuropian dhe antinjerezor qe ka qellim ta rendise vendin tone ne fatin e vendeve te pazhvilluara te Afrikes. Ai eshte nje ligj per te gangrenizuar me pasoja te pallogaritshme sot plaget e renda te ndotjes se Shqiperise. Dihet boterisht lidhja e mafies me plehrat. Njihen boterisht ngjarjet tragjike per shume vende te botes ku kjo lidhje ka arritur te beje ligjin. Por me shume akoma dihet boterisht se Shqiperia nuk pastron dhe nuk perpunon dot sot plehrat e veta deklaroi Rama duke mbeshtetur kete qendrim te Presidentit Bamir Topi. Por kreu i opozites ne editorialin e tij theksoi se ndonese ketij kthimi te ligjit Kryeministri Berisha do te vijonte perseri te bente te gjitha perpjekjet per ta kaluar. Nisur nga kjo Rama premtoi se opozita do te vijonte te kryente detyren e saj ndaj qytetareve shqiptare per ta refuzuar me force kete nisme. Ska dyshim se Saliu do ta ripaketoje edhe njehere kete peshqesh dhe do ua coje shqiptareve dere me dere. Ti gezoni plehrat e botes kjo eshte nje dite e lumtur nje arritje historike nje vendimmarrje qe tregon se Shqiperia ka ndryshuar. Dhe mallkuar qofte opozita qe sdo plehrat e botes ne Shqiperi theksoi Rama duke shtuar se Berisha per cdo deshtim te tij fajesonte opoziten. Por kreu i PS-se gjeti dje rastin qe permes editorialit ti bente te qarte Kryeministrit Berisha dhe mazhorances qe opozita nuk do te pranonte te votonte asnje ligj te qeverise ne dem te interesave te shqiptareve. Nese ndokush ka pare ndonje opozite ne boten demokratike qe ti vere pas me karton jeshil ne dore qeverise le te ma tregoje. Une kam pare vetem qeveri qe i vene pas opozites kur u duhet vota e saj. Jo duke i thene do te ta bej fytyren me te zeze se kepuca po bujrum te flasim si mund ti bejme votat bashke per kete ligj apo ate vendim madhor deklaroi Rama duke shtuar se ky qendrim ska bere vaki ndokund ne vendet ish-komuniste qe sot jane ne Bashkimin Europian. Rama le te kuptohet ne editorial se opozita e ka bere punen e saj duke i ofruar nje pakt mazhorances per bashkepunim dhe se tani i takonte shumices te bente hapin e saj per nje te ardhme europiane te te gjithe shqiptareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›