E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani kërcënon se do të bllokojë rrugët e kalimit të naftës

Zv/Presidenti Mohammad Reza Rahimi paralajmëroi se nëse sanksionet zgjerohen, “nëpërmjet ngushticës së Hormuzit nuk do të kalojë asnjë pikë nafte”.

Shefi i Flotës së Iranit, Admiral Habibollah Sayari, tha më pas se mbyllja e ngushticës është shumë e lehtë. SHBA-të dhe aleatët e saj Perëndimorë kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit, pasi ata besojnë se Teherani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore strategjike mes Gjirit të Omanit në Juglindje dhe Gjirit Persik në anën tjetër.  Në bregun verior ndodhet Irani teksa në jug Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Musandami, një enklavë e Omanit.

Ngushtica në pikën më të ngushtë është 54 kilometra e gjerë. Kjo është rrugëdalja e vetme për në oqean e naftës që eksportohet nga Gjiri Persik. Mesatarisht çdo ditë lundrojnë 13 supertankerë me 15.5 milionë fuqi nafte. Kjo, përfaqëson 33% të të gjithë dërgesave të naftës në botë nëpërmjet ujit, dhe 17 % të të gjitha dërgesave të naftës së botës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-28 17:16
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›