Zgjedhjet në 2012, pengesë për dialogun
Muaji janar pritet të jetë starti i takimeve mes ekipeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit, për të diskutuar rreth energjetikës, telekomit dhe përfaqësimit të Kosovës në nisma rajonale.
Pas pakënaqësive të shprehura nga ndërmjetësi evropian, Robert Cooper, sa i takon rrjedhës së dialogut, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka paralajmëruar edhe pengesa të tjera.
Sipas saj, rrjedha e dialogut mund të ndërpritet dhe në pranverë, për shkak të zgjedhjeve nacionale që mund të mbahen në Serbi.
Edhe ne planifikojmë të hyjmë në zgjedhjet presidenciale, kështu që edhe atëherë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të bisedimeve, ka thënë Tahiri, për Kohën Ditore.
BE-ja dhe Cooperi janë të interesuar që dialogu të vazhdojë për aq sa ka çështje për të cilat duhet biseduar, sepse dialogu është i lidhur me axhendën e jo me afate kohore, ka thënë më tej Tahiri.