E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Trajtim i ujërave të ndotura me elementë mikrobiologjikë

TIRANË, 3 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot universitetet që  të punojnë më ngushtë me Akademinë e Shkencave, kjo në funksion të zgjidhjeve inovatore.

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama bëri të ditur se po diskutohet një propozim për trajtimin e ujërave të ndotura me elementë mikrobiologjikë.

Ky propozim, sipas tij, vjen nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili e ka zbatuar një praktikë të tillë me sukses kur drejtonte bashkinë e Cërrikut.

Rama vlerësoi eksperiencën që sjell Salla në këtë drejtim, ndërsa u shpreh se “pavarësisht se vjen nga një realitet pak i njohur dhe pak i mbështetur mediatikisht, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla është në këtë detyrë si rezultat i shumë përpjekjeve inovative që ka bërë duke bashkëpunuar me fermerët dhe duke u përfshirë në problematikat e zhvillimit rural”.

“Jemi duke diskutuar një propozim të tij për trajtimin e ujërave të ndotura dhe ujërave të zeza me elementë mikrobiologjikë, gjë që e ka bërë me sukses në Cërrik për një sërë kopshtesh dhe shkollash”, tha Rama. /j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›