E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikona ne ankand shkelet ligji

Vazhdojne debatet lidhur me shitjen dy jave me pare te ikones se Konstandin Shpatarakut gjate nje ankandi me qellim bamiresie.

Ikona e shekullit te 18-te qe sipas burimeve zyrtare i perkiste koleksionit privat te piktorit Alush Shima iu shit biznesmenit Hetem Ramadani per 75 mije euro por meqenese ajo hyn ne kategorine e veprave te trashegimise kulturore te tundshme sipas ligjit duhet te ishte e regjistruar prane Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore.

Ky proces nuk rezulton te jete bere arsye kjo qe ka ngritur dyshime per origjinen e disponimit te ikones.

Nje tjeter fakt i kontestuar eshte ai se ikona i eshte shitur nje personi qe nuk jeton ne Shqiperi. Ne baze te ligjit per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore neni 9 shitjet e objekteve kulturore me vlera te vecanta si ikona ne fjale shiten blihen lihen trashegimi ose dhurohen ndermjet shtetasve shqiptare qe jetojne brenda vendit.

Per vleresimin e objekteve ne pronesi private te trashegimise kulturore te luajtshme qe nxirren jashte territorit te Republikes se Shqiperise ngrihet nje komision i perhershem me eksperte nga institucionet e specializuara shkencore i cili ne perfundim te vleresimit te objekteve i rekomandon Ministrit te Kultures leshimin ose jo te autorizimit per nxjerrjen e ketyre objekteve jashte territorit te vendit.

Forumi per mbrojtjen e trashegimise kulturore ka reaguar duke i kerkuar Ministrit te Kultures Xhaferaj per zbardhjen e situates dhe venien para pergjegjesive te personave te perfshire ne kete ngjarje.

Ministri i Kultures ka detyrim shteteror te na informoje se cfare ndodhi me kete veper te artit shqiptar eshte shprehur Maks Velo anetar i Forumit per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore.

MTKRS ka reaguar duke bere distancimin e perfshirjes ne shitjen e nje objekti sipas saj privat. Por ka pohuar se i ka kerkuar Alush Shimes qe te beje regjistrimin e ikones prane Qendres se Inventarizimit dhe ka siguruar se ajo gjendet ende ne Shqiperi.

Pasi kam thirrur drejtorin e galerise ai me tha se vepra eshte nje prone familare. Vepra eshte ende ne dore te pronarit deklaroi Xhaferaj.

Pas regjistrimit te ikones ne fjale prane Qendres se Inventarizimit gje qe nga burimet zyrtare behet e ditur se do te ndodhe per kete rast ka edhe nje tjeter hap per tu ndjekur.

Ne baze te ligjit shteti shqiptar gezon te drejten e parablerjes se objekteve me vlera te vecanta kombetare dhe unikale te trashegimise kulturore qe ndodhen ne pronesi private.

Cdo pronar qe deshiron te shese nje objekt te trashegimise kulturore eshte i detyruar te paraqese ne MTKRS pasaporten e objektit. Ministria pas keshillimit me organet e specializuara sipas fushave perkatese i kthen pergjigje pronarit te objektit brenda 30 diteve nga paraqitja e kerkeses.

Nese ajo eshte e interesuar per blerjen e ketij objekti fillon proceduren e vleresimit. Ne rast te kundert pronari ka te drejte te beje shitjen duke i bashkelidhur dokumentacionit te objektit mendimin me shkrim te institucionit qe ka bere vleresimin e tij.

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise nisur nga ky rast beri thirrje edhe per hartimin e nje ligji per ankandet ide per te cilen MTKRS u tregua e gatshme per ta marre ne konsiderate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›