E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Topalli falenderon Austrine

Me rastin e pervjetorit te lumturimit te Nene Terezes Parlamenti i Austrise organizoi nje dite me pare ne Vjene diten shqiptare nen kujdesin e dy kryeparlamentareve Barbara Pramer dhe Jozefina Topalli.

Ne kete ceremoni solemne per nder te Nene Terezes ku moren pjese personalitete te larta austriake zonja Topalli shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen dhe vemendjen qe Austria tregon ndaj Shqiperise.

Pas aktivitetit dita shqiptare ne Parlamentin e Vjenes zonja Topalli zhvilloi takime me autoritetet me te larta te shtetit austriak presidentin Fisher homologen Pramer si dhe me ministrin e Jashtem Shpindeleger.

Duke i falenderuar per mbeshtetjen e Austrise ne procesin e liberalizimit te vizave zonja Topalli tha se shqiptaret po presin me sens pergjegjesie mesin e muajit dhjetor kur levizja pa viza do te behet realitet.

Gjate qendrimit ne Vjene kryetarja e Kuvendit te Shqiperise ishte e ftuar ne Institutin e Politikave te Jashtme te Austrise i drejtuar nga ish-kancelari Volfgang Shysel ku per here te pare nje politikani shqiptar iu dha mundesia per te mbajtur nje leksion mbi progresin e Shqiperise dhe hapat e saj drejt integrimit europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›