Rama: Transparenca vetëm me kuti të hapura

Kryetari i Partisë Socialiste ka marrë mbështetje nga Zv/Presidenti i Parlamentit Europian, Libor Roucek për një prej kërkesave themelore të opozitës, hapjen e kutive. Kryetari i Partisë Socialiste ka nisur këtë vizitë në Strasburg i shoqëruar nga deputetët, Arta Dade, Taulant Balla e Arben Ahmetaj.
"Unë i ritheksova domosdoshmërinë e transparencës së plotë mbi procesin e shkuar zgjedhor për të mos lejuar më që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë i ngjashëm me të shkuarin për t'i dhënë fund korrupsionit elektoral. Transparenca e plotë, duke përfshirë edhe hapjen e kutive të votimit, materialeve zgjedhore, për të bërë të mundur që populli shqiptar të shikojë dritën e diellit, çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 28 qershorit dhe njëkohësisht për të krijuar kushtet që administrata zgjedhore në të ardhmen të garantojë vullnetin e popullit" theksoi Rama
Ndërsa Zv/Presidentit të Parlamentit Europian Libor Roucek ka pohuar se ndërmjetësimi i Presidentit mund ta bëjë dhe besoj edhe se ai ka vullnetin e duhur për të ulur liderin e opozitës dhe kryeministrin në një tavolinë për të gjetur kështu kompromisin që i duhet vendit.