Pollo Do te japim vetem nje licence 3G squhet monopol

Ministria per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit ka vertetuar shqetesimin e kater operatoreve celulare per dhenien e nje licence te vetme per sherbimin e internetit 3 G. Permes nje deklarate per shtyp kjo ministri ka sqaruar se titullari teksa ka miratuar propozimin e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike e Postare ka percaktuar se autorizimi i pare individual do te kete nje kohezgjatje perdorimi prej 15 vjetesh dhe gara do te filloje nga cmimi dysheme prej 12.5 milione Euro. Me ane te kesaj deklarate kjo ministri konfirmon se ne tenderin e parashikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do te jepet vetem nje licence. E ndersa ben kete konfirmim ne menyre paradoksale kjo ministri shton se qeveria nuk lejon dhe nuk toleron situata monopoliste ne treg. Por e thene me thjesht nje leje e vetme per ofrimin e nje sherbimi te caktuar do te thote monopol. E nje situate monopoliste krijon hapesira per abuzime me cmimet pasi eliminon konkurrencen gje qe bie ne kurriz te konsumatoreve. Kater operatoret e telefonise celulare kundershtuan pikerisht kete pike pra dhenien e nje licence te vetme ne tenderin e pare qe do te zhvillohet nga AKEP. Po keshtu permes kesaj deklarate ministria perkatese verteton nje tjeter shqetesim te ngritur nga kompanite celulare ate te mos percaktimit te afateve per dhenien e licencave te tjera. Ne deklarate thuhet se dhenia e autorizimeve individuale eshte nje proces hapash suksesive qe vijon ne kohe sic deshmon edhe pervoja e vendeve te tjera qe kane aplikuar me heret teknologjine 3G. Por nuk sqarohet ne asnje paragraf koha e dhenies se licences se dyte e me radhe perderisa kete sherbim e kerkojne tua ofrojne klienteve te tyre te katerta kompanite celulare qe operojne ne Shqiperi. Per sa u takon dhenies se licencave 3 G Shqiperia ka mbetur vendi i fundit ne Evrope.