Rama: Trashegimia kulturore, potencial qe demtohet cdo vit Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka kritikuar projektet e mazhorances ne infrastrukturen rrugore ne vend. Ne nje takim te zhvilluar per kulturen ne qytetin e Durresit, Rama u shpreh se projektet e rrugeve jane mediokre dhe e kane futur vendin ne qorrsokak. “Ajo qe sot eshte varferia me kercenuese per te nesermen e shoqerise, eshte varferia e aspiratave. Te kesh si aspirate ndertimin e rrugeve, qe kane mbetur te paperfunduara pasi jane krijuar me projekte mediokre, do thote ta udheheqesh popullin tend drejt qorrsokakut. Per ne duhet kthyer plotesisht krahu ku ne duhet te kerkojme rrugen e zhvillimit”, u shpreh kreu i PS-se. Ne fjalen e tij per programin e PS-se per kulturen, Rama u shpreh Partia Socialiste, me ardhjen ne pushtet do te zhvilloje zonat turistike dhe do te realizoje me shume projekte per infrastrukturen rrugore. “Trashegimia kulturore eshte nje potencial i pazhvilluar dhe demtohet vit pas viti. Cfare mund te thuash per Durresin, nese nuk garanton trashegimine kulturore dhe natyrore te tij. Te dyja keto potenciale, jane jo vetem te pagarantuara, por demtohen vit pas viti”, u shpreh Rama. Sipas tij, institucionet qeveritare nuk kane bere sa duhet per te vleresuar potencialet e vendit per trashegimine kulturore dhe mirembajtjen e tyre. “Qeveria eshte e verber dhe shkaterruese ndaj ketyre potencialeve. Une jam besimplote, qe me voten e 23 qershorit do mund te sjellim nje ndryshim te qenesishem ne 4 vitet e para per jeten ekonomike, sociale dhe kulturore te vendit”, deklaroi kreu i PS-se ne takimin e zhvilluar ne Durres. Kreu i PS-se u shpreh se trashegimia kulturore, lidhet me zhvillimin e vendit dhe ndjenjat patriotike. “Eshte me rendesi qe ate flamur dhe shqiponje ta mbash lart se nuk zhvillohet permes klithmave nacionaliste, por permes nje vizioni ku rruget e zhvillimit, garantojne trashegimine kulturore, kalojne nga brezi ne brez nje thesar vlerash kulturore, te cilat kane ardhur ne keto 20 vjet te demtuara, a thua se Shqiperia ka qene pre e sulmeve me barbare te globit”, u shpreh kreu i PS-se. Rama vleresoi nje sere qytetesh per pasurite e tyre kulturore, si Berati, Kruja e Gjirokastra dhe u shpreh se duhet te kene me shume investime, per t’u zhvilluar jo vetem turizmi, por edhe jeta e banoreve qe jetojne atje. “Ne rast se nuk e ndalim kete rruge, do jete vete shkaterrimi. Nuk do lejojme qe Kruja te shihet si gurore apo fushe qe djeg goma per gelqere, por qe ditet e para do e shohim si vend e pjese te rendesishme te historise, ashtu dhe Durresin dhe qytete te tjera. Duke perfunduar me Beratin dhe Gjirokastren, qe nuk mund te jene vende te papunesise, se shkaterrimit dhe ndotjes, por dy vende ku bota i konsideron se kane qene thesare te verteta”, u shpreh kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Kryesocialisti u shpreh se do te ndertohet nje “korridor i kalter”, per te lidhur te gjitha pikat turistike ne bregdetin e vendit.
“Lotaria kombetare, per sportin dhe kulturen”
Duke shpjeguar projektin e PS-se per kulturen dhe sportin, kreu i PS-se, Edi Rama, u shpreh se keto sektore do te mund te zhvillohen duke marre fonde nga lotaria kombetare. “Ne kemi folur per Lotarine Kombetare dhe kemi vendosur, qe me te, te financojme kulturen, artin dhe politikat rinore. Ideja e Lotarise Kombetare eshte nje ide e vjeter qe e kemi parashtruar, nje frymezimin britanik i suksesit te jashtezakonshem, qe pati ky projekt ne Britanine e Madhe. Projekti yne nuk u degjua dhe u kthye ne perfitim te pushtetit te sotem”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.