E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Turqia partner strategjik i Shqipërisë

Pas ftesës së emisionit “Hard Talk” në BBC, kryeministri i ardhshëm shqiptar, Edi Rama u ftua nga një tjetër media e rëndësishme ndërkombëtare, CNN-i turk, ku ai u intervistua mesditën e së premtes nga drejtoresha e lajmeve ndërkombëtare e këtij televizioni në Stamboll.

Biseda u fokusua tek qeveria e re që nis punën në shtator, në reformat që ajo do të ndërmarrë, por edhe për vitet e punës së zotit Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës për tri mandate.

Si njofton TCH, Rama deklaroi se Partia Socialiste ka një projekt ambicioz për transformimin e Shqipërisë. Ai theksoi se bashkë me Italinë dhe Greqinë, Turqia do të jetë partner strategjik i Shqipërisë në fushat kryesore.

Ndërkohë, të shtunën, Rama do të takojë kryeministrin turk, Recep Taip Erdogan, takimi i dytë i tyre brenda një kohe të shkurtër./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›