Rama: Vajzat e djemtë e Kamzës, kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me të rinjtë në Kamzë.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rama falënderoi vajzat e djemtë e Kamzës, të cilët u shpreh ai, janë kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti.
“Rrofshi vajzat e djemtë e Kamzës, ju jeni kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti”, shkroi Rama.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë për të vendosur si duan të ndryshojnë vendin ku ata jetojnë dhe çfarë duan ata që të kenë”.
Rama shtoi se, “këtë herë ne duhet të nxjerrim nga lumi i 11 majit, një rezultat që është më i miri i të gjithë rezultateve të Partisë Socialiste dhe kemi fituar 9 herë, kjo duhet të jetë fitorja e 10-të me notën 10-të”. /j.p/