E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Do ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit”Berisha: 100 ditët e para, amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me tregtar në tregun Industrial në Tiranë, shprehu vendosmërinë për të mbështetur biznesin e vogël sepse sikurse tha ai, është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve.

“Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve. Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë.E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak. Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro. Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.”

Duke u ndalur në shembuj konkret, Berisha tha, “unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike. do e bëjmë edhe këtë. Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde. Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë. Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta.”

Më tej kreu i demokratëve Berisha u zotua se në 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.

“Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris. Degët e tjera të ekonomisë bien.

Një tjetër premtim i Kreut të Demokratëve, Sali berisha ishte dhe amnistimi i gjobave për bizneset.

“Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen. Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik. Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat. Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë.Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›