E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Varfëria në nivele alarmante, qeveria fabrikon statistikat

Varfëria në Shqipëri është në nivele alarmante, ndërsa fabrikon statistikat për të fabrikuar realitetin.  Gjatë prezantimt të polikave sociale në kuadër të programit socialist Për një Rilindje Shqiptare, kryesocialisti Rama u shpreh se varfëria reale në zona të caktuara të Shqipërisë prek dhe kalon 50 përqindëshin, ndërkohë që në tërësinë e vetë rrotullohet tek 30 për qind.

Kjo është e vërteta e shifrave, por shifrat tregojnë pak në krahasim me jetën e vërtetë të shqiptarëve. Ajo që e përbën programin tonë një bazë për ndryshiimin e kësaj e gjendjeje është fakti që të gjitha pjesë e programit janë të integruara në një model të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor dhe padyshim edhe demokratik, tha Rama.

Kreu i selisë rozë u shpreh se qeveria ka dështuar në luftën kundër varfërisë, ndërsa kriza ekonomike rëndon përditë e më shumë mbi qytetarët shqiptarë.

Një familjeje me dy persona i duhen 35 mijë lekë në muaj për të jetuar. Dy pensionistë e kanë të pamundur të mbijetojnë. Kriza ekonomike po e vështirëson akoma më shumë gjendjen e familjeve shqiptare që vuajnë papunësinë. Shënjestrimi i varfërisë si një sëmundje e madhe sociale në vendin tonë nga ana e vendimmarrjes së qeverisë është tërësisht i gabuar. Kemi parë që 10 institucione shtetërore japin 10 burime të ndryshme informacioni kontradiktore mes veti për identifikimin dhe klasifikimin e të varfërve në vend. Jo vetëm paaftësi, por edhe mbivendosje shifrash për të fabrikuar realitetin në Shqipëri, tha Rama.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse nuk luajnë asnjë rol në zbutjen e varfërisë. Shkresa zyrtare e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale tregon se ne kemi ministër dhe rrogëtarë të kësaj ministrie, por jo politika për çështjet sociale. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›