E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011-a ishte vit lufte midis kompanive celulare

E. Senja

Ofrimi i shërbimit të portabilitetit të numrit si edhe hyrja e operatorit të katërt në tregun e telefonisë celulare, ka rritur ndjeshëm konkurrencën midis kompanive. Të dhënat më të fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare flasin për një rritje me 690 mijë të numrit të abonentëve në të katërta kompanitë, ndërsa çmimet kanë vijuar të ulen nisur edhe nga ofertat që kanë bërë operatorët. AKEP raporton se deri në fund të vitit të shkuar, në Shqipëri numëroheshin plot 5.2 milionë abonentë. Nga raporti mësohet se çdo shqiptar ka në përdorim mesatarisht 1.8 numra telefoni.

Megjithatë, mësohet se 90 për qind e abonentëve i përkasin planit tarifor me parapagesë. Kjo gjë e bën edhe më të fortë garën midis kompanive për ti zhvatur abonentë njëra-tjetrës. Fenomeni njohu rritje kryesisht pas ofrimit të shërbimit të portabilitetit të numrit.

Në lidhje me këtë, Autoriteti i Konkurrencës njofton në raportin e saj vjetor 2011 se ka marrë të paktën tre ankesa nga kompanitë celulare të cilat kishin si subjekt denoncimin e një kompanie tjetër se telefononte abonentët e saj duke i joshur me oferta nëse do të pranonin të vinin në rrjetin e tyre. Gara midis kompanive ka bërë që ato të ofrojnë oferta të ndryshme për abonentët në përgjithësi por edhe ata bartin numrin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›