E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani Vendimi per fletet se shpejti

Pas nje mbledhjeje rutine te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kryetari Arben Ristani i pyetur nga mediat ka deklaruar se KQZ do te vendose se shpejti per boshatisjen ose jo te kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Sipas zotit Ristani nese KQZ vendos boshatisjen e kutive fletet e votimit ashtu sic parashikon ligji do te digjen kurse materialet zgjedhore do te dergohen ne Arkiven e Shtetit.

KQZ pati nje lehtesim ne strategjine e punes kur mesoi se mund te kishte te garantuar nje fond per kuti te reja. Megjithate do te jete pjese e vendimmarrjes se KQZ nese do vendose pastrimin e kutive per zgjedhjet e ardhshme apo do te jete kjo oferte e qeverise. Nese nis puna per pastrimin e kutive fletet e votimit do te digjen dhe do shkojne ne arkive dokumentet e duhura ka deklaruar Ristani.

Ai ka shtuar se nese nje komision do te filloje punen atehere do te vendoset sipas ligjit dhe permes nje vendimmarrjeje ne KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›