E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendimi i gjykatës për Gërdecin, zhgënjyes

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës dha vendimim për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, kryetari i PS-së Edi Rama e ka cilësuar këtë vendim si një goditje rrënuese për besimin e shqipëtarëve tek drejtësia.  Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama theksoi se dënimet ishin selektive dhe zhgënjyese.
 

“Një ditë pas vendimit për tragjedinë e Gërdecit drejtësia ka vazhduar të trondisë opinionin public. Katandisja e një krimi shtetëror me pasojë vrasjen e 26 personave në një fals që nuk flitet për vrajse por për dëmtim prone ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Gjykata dha dënime selektive edhe ato tejet zhgënjuese duke goditur edhe vetë prokurorinë e republikës. Zgjedhja është e qartë drejtësi e barabartë apo rrënimi i mëtejshëm i themeleve të barazizë para ligjit” ka theksuar Rama.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›