Berisha-Topit: Ke marrë prona si kooperativist
TIRANË- Kreu i qeverisë i është përgjigjur akuzave të presidentit Bamir Topi për problematikën e pronave, duke i kujtuar se kjo cështje nuk shihet bardhë e zi dhe zgjidhet sipas ligjeve.
Sipas tij, Topi ka krijuar kooperative bujqesore ne mes te Tiranes per te perfituar prona si kooperativist.
Ndonjëri që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën i them se janë lëshuar e do lëshohen dhe askush sduhet të mërzitet. Nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona ka bërë gabim fatal ai që ka mashtruar me ose pa dokumente për një gjë të tillë. Mora rastin konkret, nëse është përfituar pronë duke qenë në zemër të qytetit dhe e shpall vetën kooperativist, kujtoj se kooperativë bujqësore në qendër të Tiranës nuk ka pasur kurrë- tha Berisha ne mbledhjen e sotme te qeverise.
Ai ka shprehur vendosmerine e qeverise per te zgjidhur kete problematike te mprehte.
“Atyre që në mënyrë superficiale injorojnë këto arritje të errësuar nga pronat që kanë marrë si kooperativistë u them të mos mërziten nga aktet e qeverisë se ajo do vazhdojë punën e saj të cojë përpara zgjidhjen e problemit të pronësisë. Cenon apo jo njeri kjo, ne synojmë tu përgjigjemi problemeve”- theksoi Berisha.
Vetem pak kohe me pare, Topi akuzoi kreun e qeverise per moszgjidhjen e problematikes se prones, duke nxjerre akte te vazhdueshme e duke mos u dhene te drejten e merituar ish pronareve.